Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur i lumtur pas pjesëmarrjes në javën e Filmit Frankofon, ndërsa ka shprehur optimizëm për të ardhmen bashkëpunuese mes Kosovës dhe Francës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare të Facebook-ut, Çeku ka zbuluar se shteti kosovar dhe ai francez, synojnë që në të ardhmen e afërt të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale që përfshinë edhe bashkëprodhimin e filmave mes kineastëve të Kosovës dhe atyre të Francës.
“Mbrëmë kisha nderin të isha pjesë e panelit mbi perspektivat e bashkëprodhimit kinematografik në mes të Kosovës dhe Francës, që u mbajt në Kino Armata në përmbyllje të Javës së Filmit Frankofon”.
“Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët më 16 nëntor për të avancuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës në fushat e kulturës, arsimit dhe diplomacisë publike, ndërsa tregon vullnetin dhe përkushtimin tonë që deri vitin e ardhshëm të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëprodhim të filmave mes kineastëve të shteteve tona”, ka shkruar Çeku në Facebook.
Në panel ishin të pranishëm Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, drejtori i “Relais Culture Europe”, Pascal Brunet, Julien Ezanno nga Qendra Kinematografike e Francës dhe Lum Çitaku nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kevin Spacey kritikon dokumentarin e ardhshëm që do të shqyrtojë akuzat ndaj tij për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale
-
Paul Rudd dhe Nick Jonas do të luajnë në komedinë muzikore “Power Balad” të regjisorit John Carney
-
“The Fall Guy” nuk arrin lartësitë e nevojshme për të bërë një spërkatje vërtet të madhe
-
Amy Schumer dhe Jennifer Lawrence synojnë të sjellin një film, por jo komedinë e premtuar vite më parë