Sallata me patate është shumë e shijshme dhe të shëndetshme. Ajo është e pasur me vitaminë C, e cila është shumë e mirë për shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar.
Kjo recetë sugjerohet nga shefi i kuzhinës Renato Mekolli.
Përbërësit: 500 gr patate të vogla, 100 gr sallam pikant, 4 vezë të skuqura, 1/2 spec jeshil, 1/2 spec të kuq, 1/2 tufe majdanoz, 1/2 lugë mustardë pikante, 50 gr ullinj jeshil, kripë, piper, 100 ml vaj ulliri.
Përgatitja
Lajmë patatet dhe i vendosim pa qëruar në një tenxhere. I mbushim me ujë të ftohtë derisa të mbulohen, u hedhim kripë dhe i vendosim për t’u zier.
Pas zierjes, i kullojmë patatet dhe i vendosim menjëherë në ujë të ftohtë, në mënyrë që t’i qërojmë lehtë. I presim në 4 pjesë dhe i vendosim në një enë.
Presim sallamin, perimet dhe erëzat. I bashkojmë në enën ku kemi vendosur patatet.
Shtojmë vaj ulliri, mustardë, kripë dhe piper. I përziejmë lehtë dhe spërkasim me pika limoni, sipas dëshirës.
Sallatën e vendosim në një pjatë të pastër, dhe sipër shtojmë vezën syze. Urojmë t’ju shijojë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com