Kombëtarja e Kosovës në karate, ka zënë vendin e shtatë në ekipore në Kampionatin Botëror të Karatesë, që po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Karateistët tanë shënuan tri fitore. Në raundin e parë mundën, Afrikën e Jugut, në të dytën, Kilin, ndërsa në të tetën e finales humbën nga Italia, e cila falë kalimit në finale, i mundësoi Kosovës repesazhin.
Kosovarët e nisën mirë repesazhin, duke fituar ndaj Brazilit, por që më pas u mundën nga Kazakistani, duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.
Është ky suksesi më i madh i karateistëve nga Kosova në ekipore, në një Kampionat Botëror.
Derisa djemtë nga Kosova patën një sukses, e njëjta gjë nuk ndodhi edhe ne atë të femrave.
Në konkurrencën e femrave, Kosova ishte ndalur në raundin e parë nga Rusia.
Të enjten, katër garuesit nga Kosova, Fortesa Orana, Elhami Shabani, Albulena Gërvalla dhe Ylli Cenaj, garuan në individuale përmes repesazhit, por pa mundur të hyjnë në zonën e medaljeve.
Derisa në Kampionatin Botëror, ishin edhe dy gjyqtarë kosovarë që e ndanë drejtësinë, Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel