Lajme

Miratohet projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës


Ilurstim

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes gjatë ditës së mërkurë ka miratuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për operacione ushtarake jashtë vendit.

Komisioni gjatë mbledhjes ka miratuar edhe 12 amendamentet shtesë të projektligjit.

Sipas kryesuesit të grupit punues të këtij projektligji dhe njëherësh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, “projektligji me amendamentet plotësuese i plotëson të gjitha kriteret”.

Në anën tjetër anëtari i këtij komisioni deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka pasur rezerva për projektligjin përkundër të gjithë anëtarëve të tjerë që kanë votuar për.

“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, ishte arsyetimi i Berishës.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Berisha kishte pasur vërejte për projektligjin e njëjtë edhe gjatë miratimit në parim të tij në Kuvendin e Kosovës me 19 tetor të këtij viti.

“E para në nenet 9-10 përmendet aktivitetet të ndryshme ushtarake, por nuk përkufizohen siç e thekson neni 9 arsimimi, mendoj se ky nen e bënë barazimin e dërgimeve me ushtrimet përgatitore. Të gjitha këto aktivitete duhet të përfshihen në këto dy plane dhe nuk kanë të bëjnë me mënyrën e drejtpërdrejtë operative të forcës”, kishte thënë Berisha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore