Një konflikt midis deputetit demokrat, Ervin Salianji, dhe atij socialist, Erion Braçe, thuajse është përshkallëzuar në konflikt fizik në seancën e 16 nëntorit.
Salianji, pasi ka ofenduar Braçen, ka rendur drejt tij në kërkim të konfrontimit fizik.
Gjatë fjalës së demokratit në foltore, ai po i adresohej çështjes së Rezart Taçit, ndërkohë që filloi të akuzonte ish-zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Braçe, se ai ishte pjesë e përgjimit në dosjen “Taçi”.
Ndaj kësaj, Braçe ka reaguar menjëherë, në replika nga vendi i tij në sallë.
Pas kësaj, Salianji e ka ofenduar duke e quajtur “kone” dhe debati është ashpërsuar.
Vetëm disa sekonda më pas, të dy deputetët kanë rendur ndaj njëri-tjetrit, në kërkim të konfrontimit fizik, por shërbimi i Gardës i ka ndaluar ata nga përleshja.
Menjëherë pas rinisjes së seancës plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka thënë se ndaj deputetit Salianji është marrë masë disiplinore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
FMN: Ruajtja e pavarësisë së BSH thelbësore për ruajtjen e stabilitetit financiar
-
Goditja e grupit kriminal, SPAK zbardh detaje nga skema e trafikimit të qenieve njerëzore
-
Bollano në krye të bashkisë, Beleri nga burgu: Rama do pasuritë e Himarës
-
OSBE: Po vëzhgojmë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve në KLP dhe KLGJ
Lajmet kryesore
-
Hovenier: Draft-statuti i BE-së do të rezultonte në përputhje me Kushtetutën, nëse do të dërgohej në gjykatë
-
Goditja e grupit kriminal, SPAK zbardh detaje nga skema e trafikimit të qenieve njerëzore
-
Sulmohet kryeministrja e Danimarkës, arrestohet agresori
-
Hovenier: Qeveria e Kosovës s’mund të bëjë ç’të dojë, të rishqyrtohen vendimet për të evituar ngecjet