Skuadra e Milan-it ka hedhur përsëri sytë nga lojtari i Sassuolo-s, Jeremie Boga, raporton italiania “La Gazetta dello Sport”.
Lojtari i dal nga akademia e Chelea-t ka edhe dy vite kontratë në “Mapei”. Forma e tij e mirë te Sassuolo ka rënë në sy të disa klubeve, por kuqezinjtë duken më të interesuarit.
24-vjeçari i lindur në Marseille dhe me orgjinë nga Bregu i Fildishtë është një opsion siç e kërkon Milan-i. Kuqezinjtë duan lojtarë të rinj, të fortë dhe që nuk janë shumë të kushtueshëm për arkat e klubit. Kushte të cilat Boga i përmbush më së miri.
Në 98 ndeshje me Sassuolo-n, anësori ka shënuar 18 gola dhe ka dhuruar 10 asiste. Ndonëse nuk janë shumë shifra mbreslënëse, ai luan për një klub të vogel si Sassuolo, që shumicën e kohës duhet të mbrohet përballë ekipeve më të mëdha në Serie A.
Barcelona, Juventus-i dhe Napoli gjithashtu kanë ndjekur me interes lojtarin. Milan-i duket më i avantazhuari për momentin dhe në rast të një oferte konkrete, që do të bindë edhe Sassuolo-n, nuk përjashtohet kalimi i tij te kuqezinjtë verën e ardhshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel