Në një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Afrikë, të zhvilluar mes skuadrës nga Tunizia, Esperance Tunis dhe asaj nga Libia, Al-Ittihad, ndodhi një ndërhyrje shumë e rrezikshme.
Në një video të publikuar nga gazeta “The Sun”, shihet si portieri i ekipit Al-Ittihad, Hamdou Allafi, bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj lojtarit të Esperance Tunis, Muad Elhouni-t.
Pas ndërhyrjes së frikshme, portieri u përjashtua menjëherë nga loja, madje pritet një pezullim nga ai, ndërsa Elhouni u dërgua me urgjencë në spital.
Pas ndeshjes, skuadra e ES Tunis shkroi një postim në Twitter duke e cilësuar ndërhyrjen si një tentim vrasje.
“Videoja e tentativës për vrasjen e Hamdou Elhouni bëri xhiron e botës. Kjo ndërhyrje jep një mesazh të keq për futbollin afrikan. Falë Zotit ai është mrekullisht mirë”, shkruan klubi nga Tunisia.
Por, reagimi erdhi edhe nga portieri Allafi, i cili në një postim në Instagram tha që “Betohem në Zot se nuk kisha ndërmend të lëndoja shokun tim Hamdou Elhouni”.
Ai shtoi se “Goditja ndodhi brenda pak sekondash, qëllimi im ishte të largoja topin, i kërkoj falje mikut tim Hamdou dhe të gjithë tifozëve”, shkruan portieri libian në Instagram.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Basha sulmon sërish Berishën: Je në pazar me Ramën, sqaro demokratët për pengimin që i bën opozitës
-
Finalet e EURO 2024/ Mitaj: Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, tashmë i gjithë fokusi është te ndeshja me Kroacinë
-
Von der Leyen fshehu raportin për shkeljen e lirisë së mediave në Itali, për të marrë mbështetjen e Melonit
-
BE-ja e kategorizon “spekulim” optimizmin e Bislimit për heqjen e masave