Një serbit në fshatin Gojbullë të Vushtrisë i janë sekuestruar armë dhe municion nga hetuesit policorë.
Policia fillimisht kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit për shkak se kishe dyshime se ai posedonte armë pa leje.
Në shtëpinë e të dyshuarit serb, M.M., 73 vjeçar, janë gjetur dhe janë sekuestruar armë dhe municion.
- Dy pushkë automatike AK-47
- Tetë karikator të pushkës AK47
- Dy pushkë të gjata M48
- Një pistoletë
- Tetë raketahedhës ( Tromblona)
- Një raketahedhës (Zollë)
- Dy granata dore
- 1 mijë e 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm
- Pjesë të ndryshme të armëve dhe të uniformës ushtarake, por pa asnjë emblemë.
Armët dhe municioni i sekuestruar, do të përdoren si dëshmi në hetimin e mëtutjeshëm.
Ndaj të dyshuarit serb është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pas intervistimit, i dyshuari është dënuar me masën e ndalimit prej 48 orëve, i cili ishte vendimi i prokurorit të rastit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel