Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona dhe 341 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 357 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, gjithsejtë 113, derisa të infektuar ka pasur në shumicën e komunave të Kosovës, por në numër më të vogël.
Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 207 pacientë, duke e çuar në 53 mijë e 17 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 61 mijë e 86, ku 6mijë e 560 mbesin raste aktive.
Po ashtu tre persona kanë humbur betejën me Covid-19 një ditë më parë. Ndërsa të hënën e 1 shkurtit, numri i të vdekurve ishte pesë.
Kosova është ndër vendet të cilat kanë konfirmuar raste të infektimit me variant të ri të COVID-19.
Në një sondazh të inicuar nga UNICEF zyra në Kosovë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, mbi pranimin e vaksinës kundër COVID-19, adoleshentët dhe të rinjtë Kosovarë janë shprehur se nuk i besojnë kësaj vaksine.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA