Lajme

Kosovë: 5 të vdekur dhe 282 të infektuar me COVID-19


Pesë persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë virusit Corona dhe kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, derisa 282 të tjerë janë infektuar me COVID-19.

Këto shifra janë dhënë nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 192 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Ndërsa, në njëzetekatërorëshin e fundit janë shëruar 184 pacientë, duke e çuar në 52 mijë e 621 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës me 96 raste, derisa të infektuar me COVID-19 ka pasur edhe në shumë komuna të tjera të Kosovës, por në masë më të vogël.

Numri total i rasteve pozitive është 60 mijë e 500.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore