Lajme

Tre të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë


Tri raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Nga testimi i 2615 mostrave, 245 kanë rezultuar pozitive. Tri rastet e vdekjes janë nga Mitrovica, Podujeva dhe Suhareka.

Numri total i rasteve pozitive është 60.745. 1506 persona kanë humbur betejën me virusin. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 189 pacientë. Janë 6429 raste aktive në vend.

Prishtina vazhdon t’i prijë rasteve të reja ditore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore