Në një bisedë telefonike mes Kryetarit të Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin dhe U.d. Presidentes Vjosa Osmani, kjo e fundit ka falënderuar Izraelin për njohjen e Kosovës dhe ka vlerësuar këtë kapitull të rëndësishëm për intensifikimin e marrëdhënieve në shumë sfera duke i konsideruar marrëdhëniet me Izraelin të rëndësisë strategjike.
Një ditë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izreaelit, Osmani ka falënderuar Levin për vendimin e shtetit të tij për ta njohur shtetin e Kosovës, me shpresën se hapja e këtij kapitulli të ri do të jetë mundësi e mirë për intensifikimin e marrëdhënieve në shumë sfera.
Marrëdhëniet me Izraelin, Osmani i ka konsideruar të rëndësisë strategjike. Ajo ka shtuar se shteti i Kosovës, me njohjen nga Izraeli, ka përforcuar edhe më tej pozicionin e saj ndërkombëtar, duke uruar që shtetet e tjera mosnjohëse të veprojnë njëlloj si Izreali.
“Antisemitizmi nuk ka gjetur vend në Kosovë. Në këtë plan, ne do të punojmë edhe me rininë kosovare lidhur me edukimin e tyre për luftën kundër antisemitizmit”, ka thënë Osmani, duke theksuar se Kosova do ta mbështes çdo iniciativë globale kundër antisemitizmit.
Ajo ka potencuar rëndësinë e fillimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke e pasë parasysh faktin se legjislativi kosovar tashmë ka krijuar Grupin e Miqësisë me Izraelin.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Izraelit, Yariv Levin, në fund të kësaj bisede telefonike e ka ftuar U.d. Presidenten Osmani për një vizitë në Izrael në një kohë të përshtatshme për të dy palët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Asunta, historia e vërtetë e vajzës 12-vjeçare të vrarë nga prindërit e saj: Burri i maskuar, qetësuesit, pornografia aziatike dhe varri pa emër
-
Parashikimi i motit, 28 prill 2024
-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
Lajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Ndërtimi i TEC-it në Roskovec, Balla: Investim strategjik, zero risk për mjedisin
-
Asunta, historia e vërtetë e vajzës 12-vjeçare të vrarë nga prindërit e saj: Burri i maskuar, qetësuesit, pornografia aziatike dhe varri pa emër
-
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet për krime lufte