Gjatë një transmetimi live kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se sfida e vetme e PS-së është ajo me pasojat e tërmetit dhe pandemisë.
“Nëse nuk ke bërë vepra në Tiranë, nuk ke si i bën ato në Shqipëri”, iu drejtua ai kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“PD-ja nuk e beson as vetë se do të fitojë, dhe ne nuk kemi shtuar vilat tona gjatë pandemisë siç kanë bërë ata”, akuzoi Veliaj.
“Demokratët kanë bërë premtime dhe në vitet e qeverisjes nuk i kanë mbajtur. Ato e drejtojnë vendin vetëm me fjalë e të ardhmen e kanë ndërtuar jashtë, në Angli dhe Holandë”, iu drejtua Veliaj opozitës.
Veliaj tha se krahasuar me vite më parë, problemet sot janë periferike, ndërsa apeloi qytetarët për bashkëpunim.
Ai akuzoi Partinë Demokratike për zvarritje të procesit për të akuzuarit politik.
Veliaj theksoi se PS bën fushatë për veten e jo për kundërshtarët politikë. Ai sulmoi taksën progresive të opozitës, duke thënë se ai lloj taksimi, është kundër të varfërve. Ai gjithashtu u shpreh se Rrogozhina dhe Kavaja do të kthehen në bastione të PS-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë
-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera