Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar shumicën e ankesave të Bekim Jasharit për parregullsi në votimin e 17 tetorit në Komunën e Skenderajt, por sipas vendimit të PZAP-së, atij i janë miratuar pjesërisht disa ankesa, por se në Skenderaj s’do të ketë rivotim.
Lista e pavarur e Bekim Jasharit kishte deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që sipas kësaj liste kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”.
“Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetur shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikuar në mungesë të komisionarëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur”, pati shkruar në Facebook Jashari.
Këtë komunë në rundin e parë të zgjedhjeve e fitoi Fadil Nura i PDK-së me mbi 50 për qind të votave.
Ndërkaq PZAP ka marrë vendim që Komuna e Hanit të Elezit të shkoj komplet në rivotim.
PZAP ka vendosur që kjo komunë të përsëris edhe një herë garën për kryetar komune.
PZAP erdhi deri te ky vendim pasi fillimisht Rufki Suma paraqiti ankesë kundër Partisë Demokratike të Kosovës “për presion ndaj votuesve”.
Prandaj, me datën 21, e enjte, sipas vendimit që e ka siguruar Albanian Post, “pranohet ankesa e kandidatit për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma” dhe gjithashtu “anulohet procesi i votimit për Zgjedhjet Lokale”, por kjo vlen “vetëm për kryetar komune” jo edhe për asamble.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
-
“FAZ”: Kurti argumentoi se s’mund t’ua imponojë serbëve draft-statutin e QUINT-it
-
Abdixhiku kërkon vota për politikanin gjerman në prag të zgjedhjeve evropiane
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës