Lëvizjes Vetëvendosje i është përgjysmuar vota në këto zgjedhje krahasuar me ato të 14 shkurtit, kur arriti mbi 50% të votës popullore, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri i Vetëvendosjes, këmbëngulë se partia e tij ka fituar.
Për krahasimin negativ në raport me zgjedhjet e para gjashtë muajsh, Kurti tha se është i paqenë, meqë ajo ishte listë zgjedhore e papërsëritshme, “mbase me dekada”.
“Aty kam qenë unë, presidentja aktuale dhe kryetari aktual i Parlamentit. Nuk krahasohet ajo listë me këto lista”, deklaroi Kurti.
“Ajo listë e 14 shkurtit është e pashembullt jo vetëm në Kosovën e pas luftës”.
Kurti ka thënë edhe se për Vetëvendosjen mbase më mirë u bë kështu që shkuan në balotazh, pasi tash do ta kenë rastin t’u flasin më shumë qytetarëve për problemet komunale, meqë kryesisht Vetëvendosje tha se njihet për artikulimin e problemeve nacionale.
“Pavarësisht rezultateve që ne kemi synuar e dëshiruar jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur për shkak se edhe në nivel vendi sa i përket zgjedhjeve lokale Vetëvendosje u bë subjekti i parë”, është deklaruar Kurti.
Sipas Kurtit, partia të cilën ai e drejton do të synojë të fitojë në të gjitha vendet ku ka mbetur në balotazh.
“Arben Vitia është liruar nga detyra është në garë për Prishtinë në balotazh ku prinë qartazi unë besoj që ai do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës dhe me datën 15 nëntor do ta marrë detyrën”, ka shtuar ai.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, derisa është në garë për balotazh në disa komuna.
Gjithsesi, rënia e votës në këto zgjedhje ishte e madhe.
Lëvizja Vetëvendosje nga 50.28% me 14 shkurt, ka rënë në 25.7% me 17 tetor. Nga 438 mijë e 335 vota me 14 shkurt, ka rënë në 205 mijë e 804 vota.
Kurti, në rolin e kryeministrit, i ka cilësuar zgjedhjet të mira, të rregullta dhe demokratike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Xi Jinping vlerëson lidhjet me Francën ndërsa Macron përgatitet të flasë për tregtinë
-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Izraeli nuk do të dorëzohet ndaj kërkesës së Hamasit për t’i dhënë fund luftës, thotë Netanyahu
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin