Trupat e KFOR- it tashmë janë larguar nga pika kufitare në Jarinjë. Kjo, pas qëndrimit të tyre për dy javë me radhë, me qëllim të ruajtës së sigurisë pas tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë për çështje të reciprocitetit me targat.
Me fillim në orën 07:00 mëngjesin e së shtunës së dy tetorit, ashtu siç parashihej me marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë, Njësitet e KFOR-it ishin vendosur në pikat kufitare në Veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak.
Ata kanë zënë vendet ku Njësia Speciale e Kosovës ka qëndruar qysh nga 20 shtatori.
Ushtarët e KFOR-it ishin vendosur pikërisht në vendet ku më parë qëndronin njësitë elite të Policisë së Kosovës.
Ishin ushtarët e KFOR-it lituanez që ishin vendosur në Bërnjak, në pikën kufitare, ku edhe ekipi i Albanian Post, kishte përcjellë qysh nga mëngjesi i hershëm operacionin e largimit të Policëve të Kosovës dhe zëvendësimin e tyre me paqeruajtësit e NATO-s.
Ish-komandanti i KFOR-it theksoi se pas gati një viti të qëndrimit si Komandant i KFOR -it, “mund të them se situata e sigurisë në Kosovë ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe madje deri diku e përmirësuar”.
Madje sipas tij, nuk ka pasur incidente ose ngjarje të regjistruara që kanë ndikuar seriozisht në situatën në terren.
“Kjo arritje nuk mund të ishte e mundur pa angazhimin e vazhdueshëm dhe të përkushtuar të ushtarëve të mi gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre të përditshme, gjithmonë në kontakt të ngushtë me popullatën dhe koordinim me institucionet vendore”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel