Sport

Kupa e Shqipërisë, kalojnë Dinamo, Bylis, Tomori dhe Besëlidhja


Kanë përfunduar edhe katër sfidat e fundit të turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Skuadrat e kualifikuara për në turin tjetër janë Dinamo, Bylis, Tomori dhe Besëlidhja.

Kupa e Shqipërisë filloi të mërkurën ndeshjet e kthimit të turit të parë. 12 skuadra kaluan në turin e dytë të mërkurën, të cilave u bashkohen edhe katër skuadrat e kualifikuara këtë të enjte.

Dinamo ka arritur të eleminojë Erzenin pas fitores 2-0. Në ndeshjen e parë ishte ekipi nga Shijaku që kishte triumfuar në shifrat 1-0.

Bylisi fitoi bindshëm ndaj Orikut me rezultatin e thellë 5-0. Ballshiotët fituan edhe sfidën e parë në Orikum me shifrat 2-1.

Besëlidhja ka surprizuar vendasit e Burrelit pas fitores 2-4 dhe kualifikimit. Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 0-0.

Tomori ka kaluar më tej pas barazimit pa gola me Lushnjën. Beratasit kaluan pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore