Pjesë e një aksioni më të gjerë ishte edhe ky intervenim i njësiteve elite të Policisë në Veri të Kosovës.
Aksioni që filloi si luftë kundër kontrabandës me mallra ka përfunduar me incidente e tensione të mëdha.
Gjatë kontrollimit të bizneseve në Veri të Mitrovicës, Policia hasi në rezistencë të qytetarëve serb, të cilët filluan të gjuanin në drejtim të tyre, gurë, mjete pirroteknike e granata luftarake të dorës. U dëgjuan edhe të shtëna me armë zjarri.
Nga këto sulme, mbetën të lënduar 10 zyrtar policor në mesin e tyre edhe komandanti i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti. Ky i fundit është lënduar nga granata e dorës, nga e cila ka pësuar lëndime në kokë, në qafë dhe në vesh.
Kolegët e tjerë janë lënduar në duar e këmbë.
Nga kjo përleshje me Policinë në Veri të Mitrovicës, mbetën të lënduar edhe disa civil, protestues, për të cilët nuk është dhënë numri i saktë. Në këtë aksion u dogj edhe një veturë e doganës së Kosovës.
Pas përfundimit të aksionit, të gjitha njesitet policore u larguan nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, deklaruan se grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe se lufta ndaj krimit të organizuar nuk e ka siglën e përkatësisë etnike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kristi Noem, zëvendësja e mundshme e Trump: Kam vrarë qenin tim, e urreva, ishte i padisiplinuar
-
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për sulmin në Veri dhe sigurinë në Ballkan
-
Nga Suedia në Mbretërinë e Bashkuar, një valë arrestimesh zbulon praninë e një rrjeti spiunësh kinezë në Evropë
-
Sadaf Baghbani: Kam 150 fishekë në trup, mendova se askush nuk do të më dojë më