Të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Ato u dëgjuan pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ku fillimisht ishte penguar aksioni i zyrtarëve doganor dhe atyre policor kundër kontrabandës me mallra.
Aksioni i policor i ndërmarr përfshinë gjithsejtë 28 lokacione dhe me shtrirje në tërë territorin e Kosovës, mirëpo, në Mitrovicë të veriut dhe në Zveçan është raportuar se aksioni është penguar nga strukturat kriminale serbe të cilat veprojnë atje.
Në një video të siguruar nga Albanian Post dëgjohen të shtënat me armë zjarri.
Gjithashtu edhe në një video tjetër shihen edhe gëzhoja të plumbave nëpër rrugët e qytetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet