Futboll

Giuseppe Marotta për tranferimet dimërore të Inter-it


Drejtori Ekzekutiv sportiv i Inter-it, Giuseppe Marotta, konfirmon se tregu i transferimeve dimërore të Inter-it nuk do të sjellë ndonjë surprizë të minutës së fundit:

“Shkëmbimi Sanchez-Dzeko? Kishte pak guxim nga ana e agjentëve të lojtarëve: përtej një takimi të përzemërt midis drejtorëve , ne kurrë nuk u futëm në zemër të negociatave midis klubeve, sepse e dinim se nuk mund të mbyllnim transaksione të tilla të vështira dhe ne jemi të kënaqur me lojtarët tanë. Në përputhje me indikacionet dhe udhëzimet e Inter-it unë ende rikonfirmoj që nuk do të ketë hyrje dhe dalje dhe ne mund të mbështetemi në grupin e lojtarëve të rëndësishëm që kemi. Tregu është mbyllur zyrtarisht “.

Marotta shpjegoi më pas: “Ne jemi përballur me një ngjarje të jashtëzakonshme, pandemia ka pasur një ndikim të fortë dhe modeli i së kaluarës nuk është i qëndrueshëm tani. Tani për tani ne duhet të merremi me koston e punës. Ne nuk do të shohim më negociata me numra të mëdhenj dhe paga të mëdha”.

Ndërsa për Eriksen, ai tha: “Intuita e Conte-s është të ndryshojë rolin e tij. Kur je në një klub të madh nuk ka titullarë dhe rezerva, por vetëm titullarë. Vlerësimet duhet të bëhen edhe për disponueshmërinë e lojtarit, dhe ai është një profesionist serioz”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore