Financa

Bien aksionet aziatike pas rrëshqitjes së kompanive teknologjike në Wall Street


Të martën e 5 tetorit në mëngjes, në Azi kanë rënë aksionet pas një rrëshqitjeje të gjerë në Wall Street të udhëhequr nga kompanitë e mëdha teknologjike.

Kjo e ka çuar indeksin e teknologjisë së Hong Kongut në nivelin e tij më të ulët në gjashtë javë dhe ka goditur aksionet në të gjithë rajonin.

E përditshmja, “Financial Times”, tregon se në SHBA, S&P ra brenda natës 1.3 për qind në çmimin e tij më të ulët të mbylljes që nga fundi i korrikut, i tërhequr nga disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë, përfshirë Apple, Microsoft dhe Amazon.

Ndërkaq, Facebook ishte ndër pesë performuesit më të dobët të indeksit, duke rënë 4.9 për qind pasi shërbimet e tij kryesore pësuan ndërprerje.

Indeksi standard Hang Seng i Hong Kongut ra me 1.5 për qind në tregtinë e hershme të martën para se të rimëkëmbet në mesditë.

Ky indeks, i cili gjurmon grupet më të mëdha të teknologjisë të listuara në qytet, ra deri në 2.5 për qind në nivelin e tij më të ulët që nga 20 gushti, kur arriti në një nivel të ulët gati 10 mujor.

Rënia e aksioneve amerikane, e shoqëruar me shqetësimet për gjendjen financiare të Evergrande-it të Kinës pasi ndaloi tregtimin e aksioneve të hënën, i shtyu aksionet në të gjithë Azinë në disa nga nivelet më të ulëta në muajt e fundit.

Topix i Japonisë humbi deri në 2.3 për qind në tregtinë e mëngjesit pas emërimit të Fumio Kishida si kryeministër. Kospi i Koresë së Jugut ra deri në 2.6 për qind në mbylljen e fundit të së premtes javën e kaluar, duke e çuar indeksin në nivelin e tij më të ulët që nga marsi.

S&P/ASX 200 i Australisë u zvogëlua me afro njëpër qind, pasi kishte kapërcyer trendin rajonal të humbjeve në dy sesionet e mëparshme tregtare.

“Financial Times” tregon se javët e fundit, pesimizmi për aksionet e teknologjisë është rritur në tregjet financiare amerikane me pritjet që Rezerva Federale do të fillojë të heqë mbështetjen e saj stimuluese.

Veçanërisht rëndë u goditën aksionet e Facebook-ut pasi investitorët prisnin dëshminë e një denoncueseje në një seancë të Senatit të martën, e cila ka pretenduar se kompania nuk e minimizoi shkallën e dezinformimit dhe efektet e dëmshme të shëndetit mendor.

Në tregtinë në Azi, çmimet e naftës u rritën më tej pasi arritën nivelet më të larta shtatëvjeçare të hënën, kundër rezistencës së OPEC-ut dhe aleatëve për të përshpejtuar rritjen e prodhimit, pavarësisht nga mungesat në rritje të energjisë globale.

Brent, standardi ndërkombëtar dhe West Texas Intermediate, shënuesi i naftës në SHBA, ishin pak më lart, ndërsa të ardhurat bruto në Tokio u rritën me dy për qind në nivelin më të lartë në tre vjet.

Ndërkohë, tregjet në territorin e Kinës mbetën të mbyllura për festën e javës kombëtare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore