Një person me inicilale D.Gj ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Tiranë. Mësohet se automjeti që ka përplasur 42-vjeçarin është larguar menjëherë nga vendngjarja.
“Më datë 31 janar 2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, Tiranë, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasi D.Gj, 42-vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave dhe identifikimin e autorit që shkaktoi aksidentin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com