Stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) – 21 prej tyre – ishte në mesin e 83 punonjësve të ndihmës që abuzuan seksualisht me gra dhe vajza gjatë trajtimit të shpërthimit të Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos.
Këtë e ka zbuluar një raport i OBSH-së të martën e 28 shtatorit, pasi më shumë se 50 gra lokale raportuan se abuzoheshin seksualisht. Këto të fundit u kryen midis vitit 2018 dhe 2020.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte “e pafalshme”.
Raporti prej 35 faqesh u prodhua nga një komision i pavarur pas një hetimi të posositur nga një panel i OBSH-së.
Komisioni, i cili intervistoi dhjetëra gra që kishin pretenduar se atyre iu ishte ofruar punë në këmbim të marrëdhënieve intime, zbuloi se 21 nga 83 autorët e dyshuar ishin të punësuar nga OBSH-ja.
Gratë gjithashtu dyshohet se “janë zënë pritë” në spitale dhe janë detyruar të kryejnë marrëdhënie intime – dy kanë mbetur shtatzënë.
OBSH-ja tha se po përfundonte kontratat e katër personave që ishin ende të punësuar nga organizata dhe premtoi se do të merren më shumë masa.
Duke folur në një konferencë shtypi të martën, Dr. Tedros tha se raporti ishte shqetësues dhe kërkoi falje drejtpërdrejt për viktimat dhe të mbijetuarit.
“Më vjen keq për atë që ju është bërë nga njerëzit që janë punësuar nga OBSH-ja për t’ju shërbyer dhe mbrojtur ju”, tha ai. “Përparësia ime kryesore është që autorët do të mbajnë përgjegjësi”.
Ai tha se përgjegjësia përfundimisht i takonte atij dhe premtoi të ndihmonte dhe mbronte viktimat. Ndërsa u zotua të rishikonte strukturën dhe kulturën e OBSH-së.
Drejtoresha rajonale e OBSH-së në Afrikë, Matshidiso Moeti, gjithashtu kërkoi falje për ata që vuajtën, “për shkak të veprimeve të stafit tonë”.
Ajo tha se ishte “e përulur, e tmerruar dhe zemërthyer” nga gjetjet e hetimit.
Komisioni tha se gjeti “dështime të qarta strukturore dhe papërgatitje për të menaxhuar rreziqet e incidenteve të shfrytëzimit dhe abuzimit seksual”, në vendin qendror të Afrikës.
Moeti vijoi më tej duke thënë se kjo ishte pjesërisht për shkak të fokusit në zhdukjen e Ebola-s.
Më shumë se 2 mijë njerëz vdiqën nga shpërthimi i Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos.
OBSH-ja – e cila kryesoi përpjekjet globale për të frenuar përhapjen e shpërthimit – e shpalli atë në qershor të vitit të kaluar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mund të kërkojë arrestimin e Netanyahut, Gallant dhe Halevit
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”
-
Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
-
Ahmeti, Mickoski-t për “emisarët”: Kristijan, kam hyrë në politikë si kryengritës, s’dal puthadorë
Lajmet kryesore
-
“Mund t’iu zhvatni lëkurën”, Alexander Clapp udhëtim në historinë kriminale në Mal të Zi
-
15 kompanive të mëdha u kërkohet të ndalojnë reklamat që nxisin dezinformimin rus në Ballkan
-
Situata në vijën e frontit është përkeqësuar, thotë shefi i ushtrisë së Ukrainës
-
Vdiq Ali Lajçi – ikona e “Pranverës ‘81”