Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një dalje publike ka reaguar për shpalljen persona non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).
I pyetur mbi deklaratën e tij, dhënë në 2019, nga foltorja e Kuvendit, kur i thoshte Berishës “që ti e kapërcen dot oqeanin Sali?” Rama u përgjigj se, si “kryeministër di shumë gjëra” dhe se “nuk kam asnjë koment tjetër”.
Më tej, kryeministri përgënjeshtroi edhe akuzat e Berishës për lobimin në SHBA.
“Sikur SHBA-të të funksiononin me lobime, imagjinoni sesa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën, por askush nuk ka fuqi ta blejë atë”, tha Rama.
Po ashtu, kryeministri u shpreh se lajmi për Berishën në thelb është “trishtues”, pasi ai, “në fund të fundit, është një personalitet”.
“Lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit”, ishte një citim nga Bibla, të cilën Rama zgjodhi për të finalizuar deklaratën e tij mbi çështjen.
Shpallja non grata
Më 19 maj, në një postim në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e shpalli ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha – së bashku me familjen e tij – si persona non grata në SHBA.
Këtë të fundit, ai e bazoi në faktin se Berisha gjatë viteve që ka udhëhequr qeverinë shqiptare ka kryer afera korruptive. SHBA-të e akuzojnë Berishën për korrupsion.
Akuza, të cilat ish-lideri i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme, duke e çuar çështjen në gjykata ndërkombëtare, për të vepruar forca e ligjit në zgjidhjen e saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kryepeshkopi Janullatos uron Pashkën Ortodokse: Mesazhi i Krishtit kumbon në mes të melankolisë së luftës në Gaza, Ukrainë dhe vende të tjera
-
Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike e krijuar
-
Euro pranë rënies nën 100 lekë, çfarë pritet?
-
Arsimi është tkurrur, bie me 3.7% numri i nxënësve dhe studentëve në vitin e fundit akademik