Pas një përleshje në mes të disa personave në mbrëmjen e së shtunës së 25 shtatorit, në një pompë të benzinës në Luzern të Zvicrës, ka humbur jetën një 20 vjeçar nga Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar policia e kantonit të Luzernit, raporton gazeta zvicerane “Blick”, duke shtuar se nga ky konflikt kanë mbetur të lënduar rëndë edhe disa persona të tjerë që tashmë po marrin trajtime mjekësore.
Sipas gazetës, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial “Scharacher në Geuensee”.
“Organet e rendit theksojnë se në këtë përleshje janë përfshirë persona nga disa nacionalitete si Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra”, shkruan Blick.
Derisa akoma janë të paqarta rrethanat se si ka ardhur deri te ngjarja tragjike, rasti thuhet se vazhdon të hetohet.
“Policia ende po i siguron provat e nevojshme lidhur me rastin”.
Po ashtu, thuhet se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një makinë e tipit “Mercedes”, ngjyrë e bardhë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës ndaj dialogut për një marrëveshje përfundimtare, thotë Lajçak
-
SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Pëllumb Gjokën dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal
-
Rama konfirmon vizitën në Athinë më 12 maj
-
Pashkët Ortodokse sjellin fluks në pikat kufitare, dhjetëra mijëra kalime në 24 orë drejt Greqisë