Ka përfunduar me humbje sfida e Manchester United-it me Aston Villa-n në “Old Trafford”. Një gol i Kortney Hause në minutën e 88 vulosi fitoren e miqëve.
United dhe Villa u përballën në javën e gjashtë në Premier League.
Edhe pse vendasit ishin shumë herë më kërkues se miqtë përgjatë gjithë ndeshjes, fati dhe saktësia para portës nuk ishte me djemtë e Ole Gunnar Solskjaer-it.
Sikur të mos mjaftonte goli i pësuar në minutën e 88, United humbi dhe një penallti në të 90+3 minutë. Bruno Fernandes mori përsipër ekzekutimin e 11 metërshit edhe pse në fushë ishte Cristiano Ronaldo.
Bruno e goditi topin jashtë kuadratit, duke i hequr mundësinë United-it të dilte me të paktën një pikë nga kjo sfidë.
Sikur të mos mjaftonte humbja, Solskjaer-it i shtohen edhe probleme të tjera. Luke Shaw u dëmtua dhe u detyra ta linte fushën e lojës në minutën e 34, ku u zëvendësua nga Diogo Dalot-i.
E njëtja situatë ndodhi edhe me Harry Maguire-n. Kapiteni u dëmtua dhe në minutën e 67 i la vendin Victor Lindelof-it.
Me rezultatin e arritur, United mbetet në kuotën e 13 pikëve. Villa ngjitet në kuotën e 10 pikëve.
Pas katër ditësh, United do të ketë ndeshjen e radhës. Kësaj here në “Old Trafford” do të vijnë spanjollët e Villarreal-it për llogari të javës së dytë të fazës së grupeve në Champions League.
Spanjollët ishin skuadra që i mundi “Djajt e Kuq” në finalen e Europa League disa muaj më parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE