Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se ngjarjet në Kosovë në afërsi të kufirit në Jarinje dhe Bërnjak janë pjesë e një fushate të organizuar (nga Prishtina) dhe se sipas tij është një provokim kinse i krijuar për të dëbuar serbët nga Kosova.
Ministri i mbrojtjes serbe gjatë vizitës që i ka bërë ushtrisë serbe në qytezën e Rashkës ka shprehur gatishmërinë e ushtrisë së tyre për luftë si kërcënim për Kosovën pas vendosjes së reciprocitetit për tabelat e automjeteve.
“Ajo që po ndodh tani është plotësisht në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, e cila padyshim nuk është e vlefshme për disa”.
“Edhe pas tetë vjetësh, ne nuk kemi asnjë aplikim (duke aluduar në aplikimin e marrëveshjeve nga Kosova), veçanërisht ato dispozita që u garantojnë serbëve një jetë normale dhe më të lehtë, dhe për të cilat anëtarët e Bashkimit Evropian janë angazhuar si garantues të marrëveshjes,” tha ministri pas vizitës që i bëri ushtrisë serbe në Rashkë dhe Novi Pazar së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Milan Mojsiloviç.
Ai ka thënë se forcat ushtarake serbe në Rashkë dhe në tërë territorin e Serbisë, janë në nivelin e parë të gatishmërisë.
“Njësitë e Ushtrisë Serbe janë në një gjendje gatishmërie luftarake, shumë të motivuar dhe të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e tyre”.
Rashka është qyteza më e afërt serbe me kufirin e Kosovës në Jarinje.
“Shumë nuk i besuan Presidentin Vuçiq kur tha se ushtria jonë do të ishte shumë më e fortë” por tani “ata mund të shohin se sa larg kemi përparuar me vendosmërinë e Ushtrisë Serbe dhe pajisjet e armatimin që kemi”, tha Stefanoviç.
Stefanoviç ka thënë se nuk është mirë që bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar deri më tani dhe me ashpërsi. Ai është në pritje të reagimit nga Bashkimi Evropian dhe KFOR-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Xi Jinping vlerëson lidhjet me Francën ndërsa Macron përgatitet të flasë për tregtinë
-
Gratë mund të jetojnë më gjatë, por burrat kanë një jetë më cilësore
-
Izraeli nuk do të dorëzohet ndaj kërkesës së Hamasit për t’i dhënë fund luftës, thotë Netanyahu
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
Të porsalindurit në Luhansk ‘konfiskohen’ nga rusët
-
Serwer e cilëson “marrëzi” kërkesën e ndërkombëtarëve që Kurti të kryejë “vetëvrasje politike” për Asociacionin