Sport

Kukësi mposht Kastriotin, të vetëm në krye


Kukësi ka arritur fitoren në ndeshjen përmbyllëse të javës së dytë në Kategorinë Superiore.

Veriorët sezonin e kanë nisur shumë mirë, duke u bërë skuadra e vetme me dy fitore nga dy ndeshjet e para.

Në “Zeqir Ymeri”, sot Kukësi priti Kastriotin.

Mysafirët shënuan të parët në minutën e 29-të.

Pas dhjetë minutave, Edison Ndreca shënoi për 1-1, që ishte edhe rezultati me të cilin dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Veriorët ishin shumë për t’u përballuar në pjesën e dytë.

Ata shënuan vetëm pas dy minutave me Edi Basan, për epërsinë e parë të ndeshjes.

Po i njëjti, Edi Basa, shënoi edhe në minutën e 70-të për të vulosur rezultatin përfundimtar, 3-1.

Kukësi udhëheq Superioren, me gjashtë pikë nga gjashtë të mundshme.

Vllaznia, Teuta, Tirana dhe Dinamo vijnë prapa tyre me nga katër pikë.

Partizani, Skëndërbeu, Laçi dhe Egnatia kanë nga një, kurse Kastrioti mbetet e fundit me zero pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore