Trajneri i Bayern Munich-it, Julian Nagelsmann, po kërkon që të sjellë revolucion dhe risi në futboll.
“Futbolli duhet të ndalojë fshehjen pas traditës dhe të revolucionarizojë vetveten”, ka thënë ish-tekniku i Leipzig-ut dhe Hoffenheim-it.
34-vjeçari po synon që teknologjia të përfshihet në futboll ashtu si në futbollin amerikan të NFL, ku lojtarët janë të pajisur me kufje, për të komunikuar me stafin.
“Futbolli amerikan është shumë më i avancuar se futbolli. Qendërmbrojtësi është i pajisur me kufje për të dëgjuar trajnerin e tij. Kjo është diçka që ne do të na duhet absolutisht shumë”, shtoi Nagelsmann-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet