Sergi Roberto duket se është larg rinovimit në “Camp Nou” me Barcelona-n. Mungesa e vazhdimësisë në lojën e Roberto-s mund te çojë në largimin e tij nga klubi.
29-vjeçari është pjesë e Barcelona-s që nga viti 2006. Ai është produkt i akademisë së klubit dhe karrierën e ka zhvilluar vetëm te Barcelona. Me ekipin e parë është aktivizuar rregullisht që nga viti 2013.
Roberto ka humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe shpeshherë ka rënë pre e kritikave pas performancave të dobëta. Sezonin e kaluar ai bëri vetëm 15 paraqitje në La Liga, nga 30 që kishte bërë para dy sezonesh.
Kontraten aktuale Roberto e ka nënshkruar në vitin 2018 dhe ajo përfundon në 2022. Barcelona nuk duket e bindur tashmë për ta rinovuar atë kontratë dhe largimi është shumë pranë në verën e ardhshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet