Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, të premten ka pritur në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.
Në njoftim për media thuhet se, “bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim”.
Ndërkaq, theksohet se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të hap mundësi të reja për Kosovën.
“Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte”.
Gjithashtu, bëhet e ditur se ambasadorja Stjernvall theksoi qasjen mbështetëse të Finlandës në agjendën evropiane në Kosovë.
“Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar”, është bërë e ditur tutje në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mehaj: Për 25 vite institucionet kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb
-
Meta mban fjalën poshtë ballkonit të Berishës: Ish-kryeministri doli kundër copëtimit të Kosovës
-
Ilir Meta është presidenti i Partisë së Lirisë
-
Partitë shqiptare në Bujanoc nënshkruajnë marrëveshje paszgjedhore për të ruajtur shumicën