Bayern Munich-u ka mposhtur Hoffenheim-in me rezultatin 4-1 në “Allianz Arena”. Ndeshja u luajt për llogari të javës së 19 të Bundesligës gjermane. Në këtë mënyrë Bayern-i ka marrë “hak” ndaj Hoffenheim-it, pasi këta të fundit e mundën me po të njëjtin rezultat, gjatë fazës së parë të kampionatit.
Për Bayern-in shënuan Jerome Boateng-u dhe Thomas Muller-i, në pjesën e parë të takimit. Për miqtë shënoi Andrej Kramariç-i, po në pjesën e parë. Dy golat e tjerë për vendasit erdhen në pjesën e dytë të takimit nga Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry.
Me fitoren e arritur Bayern-i shkon në kuotën e 45 pikëve, në vendin e parë të klasifikimit. 10 pikë më shumë se Leipzig-u i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak. Hoffenheim-i pozicionohet në vendin e 12 me 22 pikë.
Në ndeshjet e tjera të luajtura ditën e shtunë, Werder Bremen-i barazoi 1-1 me Schalke-n, Eintracht Frankfurt-i fitoi 3-1 përballë Hertha Berlin-it, Union Berlin-i barazoi 1-1 me Borussia M’gladbach-un, Borussia Dortmund-it fitoi 3-1 përballë Augsburg-ut. Duke filluar nga ora 18:30, do të luhet Leipzig-u kundër Bayer Leverkusen-it.
Ditën e premte u luajt sfida Stuttgart-Mainz, e përfunduar me rezultatin 2-0 për vendasit. Të dielen do të luhen dhe dy sfidat e fundit të javës së 19 në Bundesligë. Koln-i do të këtë përballë Armina Bielefeld-in dhe Wolfsburg-u do të përballet me Freiburg-un.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ahmeti për Mickoskin: Gjuajti me fishekzjarrë, unë me top dhe s’ka më të shtëna
-
Mbytja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, Balla: RENEA vijon kërkimet, dyshime të forta për dhunë në familje
-
Zgjedhjet Evropiane, dilema e Melonit mes PPE dhe Salvinit
-
Pahor: Jam duke u përgatitur për ta udhëhequr dialogun – kandidatura dorëzohet gjatë javës në Bruksel