Ish – kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Malcom Simmons, ka deklaruar se dëshiron të dëshmojë përpara një komisioni parlamentar parregullsitë e bëra nga EULEX në kohën që ai ka ushtruar detyrën.
Simmons i ka bërë me dije, me anë të një letre të dërguar në shkurt Komisionit Parlamentar për Legjislacionin në Kosovë, se në kohën kur ai ka shërbyer për EULEX, ka ndeshur shkelje dhe parregullsi të bëra nga ky organ.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komisionit për Legjislacionin, Shkemb Manaj, për BIRN. “Simmons ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të adresuar shkeljet që ka bërë EULEX”, ka deklaruar Manaj. “Ai ka shprehur gatishmëri të dëshmojë nëse ky komision hetimor ngrihet”.
Për ngritjen e një komisioni hetimor, duhen votat e 1/3 të Parlamentit, pra 40 nga 120 deputetë duhet të votojnë pro ngritjes së komisionit.
Simmons bëri bujë me dorëheqjen e tij në nëntor 2017 nga posti që mbante, pasi akuzoi zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për korrupsion, ndikim politik në çështje gjyqësore dhe “hack-imin” e e-mail-it të tij.
Në atë kohë, Simmons deklaroi për gazetarin e Le Monde, Hugo Lemonier, se ai “nuk donte të ishte më pjesë e asaj farse”.
Pavarësisht këtyre akuzave, Simmons nuk dha më asnjë detaj mbi to. Zëdhënësja për shtyp për BE-në, Maja Kocijančič, doli menjëherë pas deklaratave të Simmons ne atë kohë, duke theksuar se “BE vazhdon të telefonojë Simmons-in, në mënyrë që të provojë akuzat, por ai refuzon”.
Ndërkohë, në gusht 2020, pas shumë kohësh që nuk shfaqej, Simmons bëri me dije se i ishte dhënë një kontratë për të këshilluar një Ministri Drejtësie në Afrikën Perëndimore, nëpërmjet një prej projekteve më të mëdha në rajon.
Tashmë, emri i Simmons del sërish në dritë, kur situata politike në Kosovë është delikate pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, për krime lufte që rëndojnë mbi ish – presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish – kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish – inspektorin e përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi dhe ish – zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Ndër pretendimet kryesore të Simmons, është ai se në vitin 2016, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në atë kohë, Boris Johnson, sot kryeministër, i kishte pohuar faktin se Dhomat Speciale të Kosovës pranë Gjykatës së Hagës “janë thjeshtë një trup politik që i binden dëshirave të Brukselit.”/AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Vuçiç: Shanset e Kosovës për anëtarësim në KiE janë të mëdha
-
Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE