Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar në institucione përgjegjëse emrat e 3 mijë e 205 kandidatëve për verifikim që u takojnë subjekteve të ndryshme politike, e të cilët kanë kërkuar certifikimin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media tha se shkresat me listat e emrave të kandidatëve i janë dërguar Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Doganës së Kosovës dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Sipas Elezit, edhe rreth 2 mijë emra të tjerë do të dërgohen së shpejti në këto institucione për verifikim.
“Janë dërguar në institucione të ndryshme shkresave të veçanta, ku është është kërkuar konfirmimi i përshtatshmërisë së kandidatëve. Shkresave i është bashkëngjitur edhe listat me emrat e 3,205 kandidatëve që u takojnë subjekteve të ndryshme politike dhe të cilat kanë kërkuar nga KQZ-ja që të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, edhe rreth 2,000 emra të tjerë do të dërgohen në këto institucione”, ka thënë Elezi.
Ai bëri të ditur se nga kandidatët është kërkuar që të bëhet verifikimi sipas fushës që mbulojnë.
“Është kërkuar për secilin nga kandidatët që të bëjnë verifikimin sipas fushës së përgjegjshmërisë që mbulojnë. Shkresat janë dërguar në institucione të ndryshme si Këshillit Gjyqësor të Kosovës, MPB-ja, MPJ-ja, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia për Inteligjencë dhe Dogana e Kosovës”.
Gjithashtu, ka shtuar se në kandidat nuk mund të jetë një person që është gjykatës apo prokuror, dhe i shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.
Po ashtu, sipas tij është kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes, MPJ-ja dhe MBP-ja të dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë pjesëtarë të FSK-së, Policisë apo përfaqësues diplomatik.
“Shkresa është dërguar edhe në AKI. Në mesin e institucioneve të tjera të cilave KQZ-ja ka dërguar shkresë, është kontaktuar edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të cilit i është kërkuar që të na dërgojnë emrat e personave nga lista e kandidatëve nëse janë subjekt i vendimit të PZAP-it për t’iu hequr e drejta për të qenë kandidat nëse kanë dështuar të paguajnë gjobën e vënë nga PZAP-i apo ndonjë urdhri të PZAP-it”, është shprehur ai.
Ndërsa ka deklaruar se është planifikuar që deri më 26 gusht të përfundojë procesi i dërgimit të kërkesave në këto institucioneve për verifikim të këtyre kandidatëve dhe se KQZ-ja do të pres përgjigje nga këto institucione më së largu deri më 24 gusht.
KQZ, deri më 1 shtator do të marrë vendim lidhur me certifikimin e kandidatëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Vuçiç: Shanset e Kosovës për anëtarësim në KiE janë të mëdha
-
Guerot: Kosova nëse do t’i rrisë gjasat për anëtarësim në KiE ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE