Sport

Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët në ndeshjet parakualifikuese të FIBA Eurobasket 2025


Është hedhur shorti për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025, aty ku bëjnë pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Shqipëria gjendet në Grupin B, së bashku me Rumaninë dhe Luksemburgun.

Ndërsa Kosova është në Grupin C, ku bëjnë pjesë edhe Danimarka e Norvegjia.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 25 deri më 28 nëntor të këtij viti, pastaj më 24 deri më 27 shkurt të vitit 2022 dhe ndeshjet tjera zhvillohen prej datës 30 qershor deri më 3 korrik të vitit 2022.

Kujtojmë që fituesit e tre grupeve, do të kualifikohen në raundin e dytë parakualifikues, si dhe vendi i dytë më i miri.

Derisa raundi i dytë do të zhvillohet në muajt gusht dhe nëntor të vitit 2022 dhe shkurt të vitit 2023.

Sa i përket radhitjes botërore të FIBA-s, Kosova gjendet në vendin e 70-të, kurse Shqipëria pozicionohet në vendin e 105-të.

Sa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë, Rumania pozicionohet në vendin e 54-të në renditjen botërore të FIBA-s, kurse Luksemburgu e 74-ta.

Kurse kundërshtarët e Kosovës, Danimarka pozicionohet në vendin e 55-të dhe Norvegjia në vendin e 89-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore