Shëndet

Pamjet ‘blu’ përmirësojnë shëndetin


E konfirmon edhe shkenca, hapësirat blu përmirësojnë shëndetin, cilësinë dhe kohëzgjatjen e jetës.

Sipas një studimi të kryer nga studiues nga Universiteti i Glasgow-t, në fakt, efektet në shëndetin psikofizik të këtyre hapësirave janë të krahasueshme me ato të gjelbërta: ato përmirësojnë gjendjen e shëndetit, cilësinë dhe kohëzgjatjen e jetës.

Kur syri sheh hapësira blu, shikimi humbet dhe qetësia pushton këdo prej nesh.

Por ndoshta, jo të gjithë e dinë që liqenet, lumenjtë dhe kanalet sjellin gjithashtu të njëjtat përfitime të detit, ato të pamjes blu, siç e quajnë ekspertët.

Ashtu si hapësirat e gjelbërta, ato ku natyra e harlisur është protagoniste e padiskutueshme, edhe hapësirat blu përmirësojnë mirëqenien e popullsisë.

Është treguar nga studiuesit nga Universiteti i Glasgow, në studimin e mekanizmave të ndikimit të hapësirave blu në shëndetin e njeriut, se ata që jetojnë pranë ujit, brigjeve, liqeneve, lumenjve dhe kanaleve kanë një shëndet më të mirë fizik dhe mendor.

Këto ekosisteme të çmuara, në fakt, i lejojnë njerëzit të jetojnë në një hapësirë me më pak ndotje.

Sipas studiuesve, pamja blu do të intensifikonte dëshirën për të bërë aktivitet fizik (Hapësirat blu brenda një zone gjeografike ishin të lidhura në mënyrë të konsiderueshme me nivele më të larta të aktivitetit fizik).

Ky është një aspekt që ndikon në mënyrë të pashmangshme në mirëqenien psikofizike të-të gjithë neve.

Por kjo nuk është e gjitha, i njëjti studim nxjerr një të dhënë vërtet interesante, ose shqetësuese, varet nga këndvështrimi.

Në fakt, duket se stresi, lodhja dhe çrregullimet e shëndetit mendor janë shumë më të shpeshta në zonat me dendësi më të lartë të popullsisë, siç janë metropolet.

Arsyet: grumbullimi, ndotja, trafiku, dhuna në rrugë dhe mungesa e kohës, faktorë që kontribuojnë në mënyrë të pashmangshme në krijimin e një gjendjeje stresi, një sëmundjeje të përgjithshme dhe të përhapur.

Dhe është në këtë kontekst që hapësirat blu, si ato të gjelbërta, të bëhen një burim i shkëlqyer dhe i çmuar.

Ato përmirësojnë gjendjen tonë shëndetësore dhe e bëjnë atë më të qetë, zvogëlojnë stresin dhe ankthin dhe bëhen një kurë e vërtetë për mendjen dhe trupin.

Marrë dhe përshtatur nga “ The Health” për Albanian Post

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore