Politika monetare e Kinës do të vazhdojë të mbështesë rritjen ekonomik. Sipas guvernatorit Yi Gang, Banka Qendrore do të kontrollojë borxhin dhe kreditë me probleme.
Politikat makroekonomike të Kinës do të përqendrohen në maksimizimin e punësimit, duke ndihmuar në rritjen e konsumit dhe eksporteve të Kinës.
Qeveria kineze synon të mbajë një ekuilibër midis mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike dhe parandalimit të rrezikut.
Në një takim në dhjetor, udhëheqësit kinezë vendosën ta bëjnë politikën monetare fleksibël.
Banka Qendrore ka vendosur uljen e normave të interesit dhe raportet e rezervave që nga fillimi i vitit 2020.
Kina do të ngadalësojë rritjen e kredisë dhe të zvogëlojë stimulin fiskal këtë vit për të ndihmuar në stabilizimin e niveleve të borxhit.
Ekonomia e Kinës u rrit me 2.3% në vitin 2020.
Shitjet me pakicë ranë me 3.9% gjatë vitit, duke shënuar tkurrjen e parë që nga 1968./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Miliarderët e botës duhet të paguajnë minimalisht 2% taksë mbi pasurinë, thonë ministrat e G20
-
BQK: Vlera e kredive të reja për muajin mars arriti gati 300 milionë euro
-
FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë: Mbështetje dhe financim për reformat
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia