Pajisje

Qeni robot që ndërvepron me njerëzit


Qeni robot i Koda-s, kompani e inovacionit të robotikës, ndryshe nga robotët e tjerë që gjenden të treg  të cilët janë të formësuar nga inteligjenca artificiale, arrin të ndërveprojë me pronarin e tij.

Sipas Cnet, faqe kushtuar të rejave teknologjike, inteligjenca artificiale e ndihmon robotin të kuptojë gjendjen emocionale të pronarit. Kjo mundëson që qeni robot Koda t’i përgjigjet në një mënyrë të përshtatshme trishtimit apo gëzimit të pronarit.

Sipas Koda-s, qeni robot mund të përpunojë problemet komplekse, madje mund të mësojë edhe aftësi të reja. Ai mund të përmbushë detyra si shoqërimi apo ruajtja përmes “infrastrukturës së decentralizuar të inteligjencës”.

Inteligjenca artificiale e decentralizuar apo e shpërndarë ka të bëjë me një nënkategori të inteligjencës artificiale që përqëndrohet në zhvillimin e zgjidhjeve të shpërndara për problemet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore