Disa fshatra të njësisë administrative “Orikum” në qytetin e Vlorës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e përkeqësimit të motit. Mësohet se linjat në këto fshatra kanë qenë të amortizuara.
Në fshatrat Dukat i ri, Dukat i vjetër dhe Llogora, raportohet mungesë e energjisë elektrike. Në qytezën e Orikumit situata paraqitet në gjendje më të mirë, për shkak të ndërtimit të nënstacionit të ri.
Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kanë bërë të mundur lidhjen e energjisë në Orikum. Mësohet se po punohet edhe për riparimin e defekteve në fshatrat e kësaj zone./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com