Skuadra angleze e Liverpool-it po kërkon të rivalizojë Juventus-in dhe Arsenal-in për shërbimet e lojtarit të Sassuolo-s, Manuel Locatelli-t.
Locatelli ka lënë gjumë si në sezonin e fundit me Sassuolo-n në Serie A, ashtu edhe me Italinë në Euro 2020, ku doli triumfues në finalen përballë Anglisë në “Wembley”.
Sipas asaj që raporton “90min”, Liverpool-i i është bashkuar garës për Locatelli-n dhe është gati të dërgojë ofertën te Sassuolo.
Jurgen Klopp-i e shikon mesfushorin italian, si lojtarin e duhur për të zëvendësuar të larguarin, Georginio Wijnaldum-in që kaloi te PSG-ja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com