Sport

Juventus-i dhe Roma kanë gati shkëmbimin e bujshëm


Juventus-i është në kërkim të një sulmuesi, që do të zëvendësonte Alvaro Morata-n dhe që do të pranonte stolin. Pas emrave të Gianluca Scamacca-s, Krzysztof Piatek-ut apo Olivier Giroud-it, bardhezinjtë janë rikthyer te dëshira e verës së shkuar, Edin Dzeko. Me këtë të fundit që i ka krisur marrëdhëniet me trajnerin Paulo Fonseca.

Duket se çelsi i këtij transferimi do të jetë Frederico Bernardeschi. Lojtari më herët kishte refuzuar dy transferime. Tek Lyon-i, si marrëveshje shkëmbimi me Houssem Aouar-in dhe tek Hertha Berlin-it, si marrëveshje shkëmbimi me Piatek-un.

Këtë herë duket se dhe vetë Bernardeschi është i bindur, për një kalim te verdhekuqtë e kryeqytetit. Pasi do t’i sigurohej përveç rrogës që merr aktualisht prej katër milionë euro, qëndrimi në Itali dhe një ekip konkurues në Serinë A dhe në garat europiane.

Në krahun tjetër, sulmuesi i tretë me më shumë gola në historinë e Roma-s, me 114 gola, do të ishte vlerë e shtuar për sulmin e Juventus-it. Një “9” tipik, që aktualisht mungon në ekipin e Andrea Pirlo-s. / AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore