Libra

Vepra e panjohur e Naim Frashërit


Në Stamboll është gjetur një vepër e panjohur e Naim Frashërit. Vepra daton në 1895-n dhe është në gjuhën turke, “Kiraat risalesi”.

Studiuesi dhe profesori në Departamentin e Orientalistikës së Universitetit të Prishtinës, Abdulla Rexhepi, e ka përkthyer nga turqishtja osmane në shqip.

Ai u shpreh në “Kohavizion”, se e ka zbuluar ekzistencën e saj gjatë kërkimeve online në arkivin e Stambollit.

Ai përmendi që vepra e Naim Frashërit është botuar qëkur ai ishte gjallë nën emrin Mehmet Naim. Rexhepi u shpreh se deri tani “Kiraat risalesi”, nuk ishte përfshirë në studimet e atyre që janë marrë me veprën e Naim Frashërit.

Sipas studimit të tij ekzistojnë edhe dy vepra të tjera të Naim Frashërit që nuk janë bërë të njohura./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore