Lajme

Udhëtimet me autobus: Sa dhe kur duhet të pushojë shoferi?


Stacioni i autobusëve në Prishtinë

Aksidenti i ndodhur në Slavonksi Brod të Kroacisë, ku si pasojë e rrokullisjes së autobusit humbën jetën 10 persona dhe 40 të tjerë mbetën të lënduar, dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e lodhjes së shoferit.

Kështu gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit ka deklaruar edhe vetë ngasësi i autobusit që po barte udhëtarë nga Gjermania për në Kosovë, të cilit tashmë i është caktuar një muaj paraburgim.

Gjumi në vozitje shoferit besohet t’i ketë ardhur si pasojë e stërngarkesës dhe vozitjes pa pushim.

Është Instruktori Lavdim Hamiti, që tregon se sa mund të vozisë një shofer pa u ndalur fare dhe pa kryer kohën e pushimit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore