Pas të shtënave me armë zjarri në Tiranë, është bërë e mundur dhe identifikimi i autorit.
Ai është shtetasi A.I, 31 vjeç, i cili është ende në kërkim.
Forcat e Policisë bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”, te kompleksi “Grand”.
Sherri i nisur verbalisht ka përfunduar në përdorimin e armëve, duke u plagosur dy shtetasit me iniciale, A.Gj, 32 vjeç dhe J.M, 28 vjeç.
Policia bën me dije se të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Personat e përfshirë në ngjarje kanë diskutuar pasi makinat e tyre janë prekur gjatë lëvizjes. Ata kanë tentuar ta sqarojnë duke kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit.
Policia njofton se pas sherrit, A.GJ ka qëlluar në drejtim të të plagosurve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Bardhi: Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai 3
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
Lajmet kryesore
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Basha drejtuar deputetëve: Të mbështesim amendamentet pro SPAK-ut dhe kundër korrupsionit
-
Rafahu nuk është Stalingradi i Gazës – është një tjetër manipulim nga Netanyahu
-
Nga padia shtetërore për gjenocid institucionet “tkurren” në padi civile për Serbinë në Këshillin e Evropës