Ambasada italiane në Shqipëri me anë të një statusi në median sociale Twitter, ka informuar qytetarët për disa detaje mbi konvertimin e patentave në shtetin fqinj.
Ajo ka bërë me dije se, po kryhen disa verifikime për të zgjidhur problemet teknike mbi njohjen e patentave shqiptare në Itali.
“Ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisni sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Lidhur me Marrëveshjen mbi patentat, e cila ka hyrë në fuqi më 12 korrik, ju informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike për të bërë të mundur që të interesuarit të mund të paraqisin sa më shpejt kërkesë për konvertimin e patentave të tyre.
— Italy in Albania (@ItalyinALB) July 24, 2021
Njohja e patentës në Itali
Më 5 mars të 2020-ës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët, në kuadër të 30-vjetorit të emigracionit dhe zbarkimit të shqiptarëve në Puglia, ka kërkuar edhe njohjen e patentave.
“Po i kërkoj Luigit të kujdeset për patentat e shqiptarëve se kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane, sepse ndryshe mund të bëhemi si napolitanët, që i japin pa patentë”, ka thënë Rama.
Më 12 korrik ndërkohe, në Tiranë nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
Në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane, nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se nënshkrimi mbyll procedurën e gjatë për lejet e drejtimit në Itali.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Sa herë që jemi pranë marrëveshjes, ka sabotazh nga të dyja palët: Izraeli dhe Hamasi janë fajtorë, thotë Katari
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve