Po zhvillohen çerekfinalet në kuadër të kualifikueseve të Conference League.
Skuadrat shqiptare po bëjnë mjaft mirë dhe të gjitha ende janë në garë për të siguruar një vend në grupet e kompeticionit më të ri Evropian.
Tre nga skuadrat zhvillojnë sot ndeshjet e tyre me fillim në orën 19:00, e një tjetër me fillim në orën 20:15.
Në Qipro, shkodranët e Vllaznisë udhëtojnë për t’u përballur me AEL Limassol.
Skuadra e Thomas Brdaric vjen në këtë ndeshje pas rikthimit të madh që e bën përballë boshnjakëve të Siroki Brijeg.
Në Elbasan, Laçi do të përballet me rumunët e Univ. Craiova.
Laçianët vijnë në këtë ndeshje pas rikthimit që bën kundër kryeqytetasve malazez, Podgoricës.
Ndeshja tjetër luhet në Durrës, me Teutën që përballet më andorrasit e Inter Escalades.
Në “Niko Dovana”, kampionët e Shqipërisë vijnë pas eliminimit nga Champions League, përballë Sheriff Tiraspol.
Ndeshjen më të vështirë, e luajnë kryeqytetasit e Partizanit.
Demat e kuq vizitojnë Zvicrën, ku do të përballen me Basel-in.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen javën tjetër, me datë 29 korrik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com