Muzikë

Robert Plant ringjitet në skenë pas pandemisë


Robert Plant dhe Saving Grace

Mbrëmjen e së hënës, pas më shumë se dy viteve, performoi ish-këngëtari ikonik i “Led Zeppelin”, Robert Plant, në Worthington në Angli, me grupin e tij aktual “Saving Grace”.

Në skenën post-pandemike me të performuan këngëtarja Suzy Dian, mandolinisti dhe kitaristi Tony Kesley, banxho luajti Matt Morley, dhe perkusionisti Oli Jefferson.

Kjo performancë përfshiu këngë folk dhe një përzerje koverësh modernë, përfshirë edhe një renditje këngë të “Season of the Witch” të këngëtarit skozec Donovan.

Robert Plant në një intervistë për mediumin Dudley tha se kur filloi të luajë në Black Country, ishte gjë e mrekueshme se “secila zonë atje ishte komunitet në vete.”

Ai ka thënë se për të është nder që performon në këto lokalitete “Pra, me grupin tonë, Saving Grace, është për mua një rikujtim i ëmbël që të luajë në këto komunitete të ndryshme nga ku na përshëndesin të gjithë”.

https://www.youtube.com/watch?v=w3LXC_pw5Hg

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore