Julian Nagelsmann, trajneri i ri i Bayern Munich-ut njihet si një trajner që përkrahë talentet e reja dhe këtë e ka dëshmuar edhe së fundmi ku ka thirrur në stërvitje me ekipin e parë një djalosh 15-vjeçar me mbiemrin Ibrahimoviç.
Gazeta gjermane “Bild” shkruan për prurjen më të re të Nagelsmann-it “Një djalë me një emër të madh: Ibrahimoviç. Jo Zlatan, sigurisht, por Arijon”.
Arijoni nuk ka asnjë lidhje me gjigandin suedez, Zlatan, përveç mbiemrit të ngjashëm. Ai ka lindur në Nurenberg, por orgjina e tij është nga Kosova.
15-vjeçari u transferua te Bayern-i nga ekipi i të rinjve të FC Nurnberg-ut në 2018. Vitin e kaluar, në moshën 14-vjeç, ai luajti për U17 të Bayern-it, duke shënuar dy gola dhe tre asistime në nëntë ndeshje. Ai gjithashtu ka luajtur në ekipin kombëtar gjerman U-16.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com