Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se atmosfera në takimin e së hënës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte “e tensionuar”.
“Takimi ishte i vështirë dhe tregoi qasje shumë të ndryshme ndaj normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Për pasojë, sot kemi bërë shumë pak përparim. Janë diskutuar disa propozime konkrete, por rezultati i vetëm që mund të raportoj sot është se dialogu do të vazhdojë”, tha Lajçak pas takimit për REL.
Ai konfirmoi se ekipet negociuese do të takohen në fund të gushtit dhe se takimi i ardhshëm i udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në shtator.
Kryeministri i Kosovës, Kurti, tha pas takimit se ai ka propozuar një deklaratë të paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij, ajo u refuzua “ende pa u lexuar”.
“Për mua, kjo tregon mosgatishmërinë për marrëveshje, meqenëse u refuzua pa u lexuar fare”, tha Kurti.
Vuçiç, në anën tjetër, tha se pala kosovare gjithmonë kushtëzon me “kritere të reja politike”.
Ky takim ishte i dyti mes Kurtit dhe Vuçiç-it në kuadër të dialogut në Bruksel.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bislimi, Lajçak-ut: Jemi pala konstruktive në dialog, Serbia në vazhdimësi po e shkel Marrëveshjen
-
Gërvalla: Askush nuk di pse i janë vendosur Kosovës masat ndëshkuese
-
Lajçak e Ulutas pajtohen se çdo vendim për urën e Ibrit duhet të merret në dialog
-
Lajçak pas takimit me Bislimin: Duhet përshpejtim i implementimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit
Lajmet kryesore
-
Shuhet Noam Chomsky, gjuhëtari i madh dhe kritiku i ashpër i politikës amerikane
-
Nvidia tejkalon Microsoft dhe bëhet kompania më e vlefshme në botë
-
UEFA gjobit FSHF-në për incidentet gjatë ndeshjes me Italinë
-
Bislimi, Lajçak-ut: Jemi pala konstruktive në dialog, Serbia në vazhdimësi po e shkel Marrëveshjen