Shteti australian është vendosur nën presionin ndërkombëtar për të zvogëluar numrin e fëmijëve që ndodhen në paraburgim.
Gjatë një sesioni të mbajtur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), më shumë se 30 vende i bënë thirrje autoriteteve që të rrisin moshën e përgjegjësisë penale.
Në Australia mosha e përgjegjësisë penale është 10 vjeç.
“600 fëmijë ndodhen në paraburgim në të gjithë vendin”, u shpreh Instituti Australian i Shëndetit dhe Mirëqenies.
OKB-ja ngriti shqetësimin se pse Australia s’e ka realizuar vendimin për të rritur moshën e përgjegjësisë penale nga 10 në 14 vjeç.
Shumë vende ngritën gjithashtu shqetësime në lidhje me politikat kufitare të Australisë.
Mes tensioneve të vazhdueshme midis Kinës dhe Australisë, përfaqësuesi i Pekinit shfrytëzoi rastin për të kërkuar që Canberra “të ndalonte përdorimin e informacionit të rremë, duke bërë akuza të pabazuara kundër vendeve të tjera për qëllime politike”.
Përfaqësuesi i Kinës paraqiti pesë rekomandime për Australinë, duke përfshirë ndërmarrjen e veprimeve “për të luftuar diskriminimin racor, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën dhe për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike”.
Grupet e shoqërisë civile australiane ishin të ftuar në seancën e OKB-së. Ata thanë se ishte koha që qeveria australiane të rriste moshën të paktën deri 14 vjeç./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku
-
Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga 5-10 maj
-
Gërvalla: Ideja e shkëmbimit të territoreve çon në luftë
Lajmet kryesore
-
Tritoli në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Akt kriminal, kërcënim ndaj të gjithë magjistratëve
-
Karabina: PD është e vendosur në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, nëpërmjet amendamenteve të saj
-
Duke treguar përgjegjësi të guximshme për Evropën tonë
-
Kosova refuzoi “zgjidhje afatgjatë” nga Escobari për dinarin, preferon “kompromis të negociuar” nga Lajçaku